NATO godiste vetëm mbi forcat serbe dhe makinerinë luftarake.
Mirëpo, duhet sqaruar se nga NATO pati rrjedhje të informacionit; më drejt me e thënë, një oficer francez, i cili u dënua më vonë, kishte përcjellë informacione se cilat caqe dhe kur do të goditeshin.
Kështu që ushtria dhe policia serbe bënë montime dhe vendosën civilë shqiptarë, pa mëshirë, në caqet që do të goditeshin. Me një veprim të tillë, vriteshin shqiptarë dhe komprometohej NATO.
Gjoja “NATO vret civilë”, dhe nga kjo shqiptarët po iknin nga Kosova, sepse po i frikësoheshin goditjeve të NATO-s.
Serbia përgatiste “mish për top” në shumë raste; atëherë kur nuk arrinte që t’i vriste NATO, i vriste vetë.
Si rasti i burgut në Dubravë, si dhe rasti tjetër në Celinë të Rahovecit, ku aeroplanë serbë i qëlluan civilët e dorëzuar dhe të grumbulluar, të paarmatosur.
Ndërsa, dy autobusë me ushtarë të armatosur nga Serbia, pasi morën lajmin se janë të shënjestruar nga NATO, i zbresin ushtarët në Podujevë dhe i mbushin autobusët me civilë, të cilët u qëlluan në urën e Lozhanit nga NATO.
Po ashtu, në pllacin nën fshatin Korishë, ku ishin të stacionuara makineri ushtarake serbe, sapo morën informacionin se janë në shënjestër, i larguan forcat dhe makineritë serbe dhe e mbushën atë vend me popull shqiptar. Kur NATO e qëlloi, u vranë mbi 100 shqiptarë.
Unë dhashë vetëm këto të dhëna, pa u thelluar më shumë, siç kemi raste që edhe UÇK-në e kanë goditur aktorë të NATO-s (francezët).
NATO bëri minimumin e dëmeve kolaterale gjatë bombardimeve.
Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me dhënien e koordinatave dhe kanë pasur saktësi në goditjet ajër-tokë, si dhe ato tokë-tokë me raketa “kruz”.
Ishim aleatë dhe bashkëluftuam nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
