Janina Ymeri: Qeveria ka kapur energjinë, qytetarët po paguajnë pasojat e keqmenaxhimit

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çmimet dhe faturimin e energjisë elektrike, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Ymeri ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë nuk ka qenë e justifikuar, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me, siç tha ajo, keq menaxhimin e sektorit elektroenergjetik. Sipas saj, qytetarët po përballen padrejtësisht me faturat e larta si pasojë e vendimeve të gabuara institucionale. “Energjia elektrike është shtyrë këtë vit, por kjo nuk do të thotë se nuk do të rritet. As këtë vit e as vitin e kaluar nuk ka pasur arsye që qytetarët të paguajnë më shumë. Kjo është rezultat i keq menaxhimit,” u shpreh Ymeri. Ajo shkoi më tej duke akuzuar pushtetin për kapje të plotë të sektorit të energjisë, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e institucioneve që merren me tregtinë dhe menaxhimin e energjisë elektrike. “Ky pushtet e ka gllabëruar komplet sektorin e energjisë. Si mund të flitet për një sektor të pavarur kur në të njëjtën zyrë ku bëhet tregtia dhe bilanci i energjisë është edhe familjar i kryeministrit?”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …