U përkujtua dëshmori Hamëz Thaçi në 27-vjetorin e rënies në Koshare

Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorit Hamëz Ali Thaçi në frontin e Koshares, në mjediset e shkollës fillore që mban emrin e tij në Xërxë, u bënë homazhe dhe u nderua figura e këtij luftëtari.

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi tha në fjalën e tij se është kënaqësi kur nxënës e mësimdhënës, veteranë e invalidë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare dhe qytetarë të shumtë, e kujtojnë me respekt dëshmorin që luftoi e ra në fushë të nderit në frontin e nxehtë të luftës së Koshares.

Me këtë rast, ai foli për përkushtimin atdhetar të dëshmorit Hamëz Ali Thaçi, i cili që në ditët e para të luftës në Anadrini, u bashkua me UÇK-në në Drenoc, ndërsa rrugëtimin e tij luftarak e përmbylli në Koshare, tha kryetari Latifi. Në këtë aktivitet përkujtimor të pranishmit dëgjuan poezi të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle kushtuar dëshmorit, si dhe evokime kujtimesh nga bashkëluftëtarët dhe bashkëqytetarët e dëshmorit.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …