Në Deçan u mbajt diskutim publik lidhur me taksat komunale

Në komunën e Deçanit është mbajtur diskutim publik lidhur me taksat komunale, i udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, ku morën pjesë drejtorë të drejtorive përkatëse, zyrtarë komunalë dhe qytetarë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me taksat komunale, duke përfshirë nivelin e tyre, mënyrën e aplikimit dhe ndikimin në jetën e përditshme të qytetarëve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tyre, duke kontribuar në një debat të hapur dhe konstruktiv.

Ky diskutim synon rritjen e transparencës dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe përmirësimin e politikave komunale në përputhje me nevojat dhe interesat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shërbime më të lehta dhe më efikase për qytetarët ​

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim përfaqësuesit e OJQ-së “EC …