Milazim Krasniqi: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të ketë pasoja për NATO-n dhe Kosovën

Njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka paralajmëruar se një dënim eventual i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procesin gjyqësor në Hagë mund të prodhojë pasoja të gjera politike dhe ndërkombëtare për Kosovën. Sipas tij, një vendim i tillë do të mund të ndikonte jo vetëm në narrativën për luftën e UÇK-së, por edhe në perceptimin e rolit të NATO gjatë ndërhyrjes në Kosovë në vitin 1999. Në një postim publik, Krasniqi ka thënë se në një skenar të tillë NATO do të përballej me presion dhe kritika nga opinioni publik dhe shtete që nuk e njohin Kosovën, duke e lidhur këtë me zhvillime më të gjera gjeopolitike. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se ndryshime të mundshme në marrëveshjet ndërkombëtare që pasuan luftën, përfshirë marrëveshjen ushtarako-teknike dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, mund të hapnin, sipas tij, debate të reja për statusin e Kosovës. “Kushdo që kërkon dënimin e krerëve të UÇK-së, kërkon zhbërjen e shtetit të Kosovës,” ka shkruar Milazim Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …