Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e bërë përgjegjës për, sipas tij, manipulim të procesit zgjedhor përmes përdorimit të buxhetit të shtetit. Gruda ka pretenduar se zgjedhjet e 28 dhjetorit janë cenuar seriozisht nga shpërndarja e mjeteve financiare për studentët në prag të votimit, duke e cilësuar këtë veprim si përpjekje për ndikim elektoral. Sipas tij, mënyra e komunikimit me përfituesit, përmes mesazheve të dërguara në emër të kryeministrit, përbën dëshmi të qartë të një praktike të papranueshme në një proces demokratik. “Është keqpërdorë buxheti në atë masë që studentëve u janë dhënë nga 100 euro dhe më pas u është dërguar mesazh në emër të kryeministrit. Kjo është blerje vote”, ka deklaruar Gruda. Ai ka theksuar më tej se këto veprime kanë ndikuar drejtpërdrejt në integritetin e procesit zgjedhor, duke vënë në pikëpyetje standardet e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
