Albin Kurti kërcënon me zgjedhje të reja dhe sulmon opozitën, thellohet kriza politike

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me situatën politike pas zgjedhjeve, duke paralajmëruar se nëse nuk sigurohen 80 vota në Kuvend, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. Në vend se të ofrojë rrugëdalje institucionale dhe dialog politik, Kurti zgjodhi edhe një herë gjuhën e përplasjes, duke akuzuar PDK-në dhe LDK-në se po sillen “më keq se Limaj”, deklaratë që ka shtuar tensionet në skenën politike. Kritikët vlerësojnë se ky qëndrim dëshmon mungesë përgjegjësie shtetërore dhe paaftësi për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm pas zgjedhjeve. Në një sistem parlamentar, përgjegjësia për krijimin e shumicës bie mbi fituesin e zgjedhjeve, jo mbi opozitën që të pranojë presionin politik. Paralajmërimi për zgjedhje të reja po shihet si tentativë për të mbuluar dështimin në sigurimin e votave dhe për të transferuar fajin te partitë tjera. Në vend të reflektimit, kryeministri po vazhdon me retorikë përçarëse që rrezikon të thellojë krizën institucionale. Kosova ndodhet përballë nevojës për stabilitet dhe bashkëpunim, ndërsa qytetarët presin zgjidhje konkrete, jo kërcënime me zgjedhje të njëpasnjëshme dhe sulme politike.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …