Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj në Delfi: BE-ja po e mban Kosovën të bllokuar padrejtësisht

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në panelin e Forumit Ekonomik të Delfit, ku është diskutuar integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si çështje me rëndësi gjeopolitike. Në fjalën e tij, Hoxhaj ka theksuar se integrimi i rajonit në BE nuk është vetëm interes i vendeve të Ballkanit, por para së gjithash interes strategjik i vetë Evropës. Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta trajtojë Kosovën si realitet shtetëror dhe gjeopolitik, duke kritikuar qasjen aktuale të Brukselit ndaj vendit. Sipas tij, Kosova nuk po trajtohet as si shtet partner dhe as si vend kandidat, ndërsa mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BE-së po shndërrohet në pengesë serioze për procesin integrues. Hoxhaj ka ngritur shqetësimin edhe për faktin se aplikimi i Kosovës për statusin e kandidatit, sipas tij, ka mbetur pa trajtim institucional. Ai theksoi se është e padrejtë që Kosovës t’i kërkohen reforma dhe përmbushje kriteresh, ndërkohë që aplikimi i saj nuk shqyrtohet fare nga institucionet evropiane. Në fund, Hoxhaj kërkoi një proces të drejtë dhe të barabartë për Kosovën, duke nënvizuar se vendi nuk kërkon favore, por trajtim të njëjtë me shtetet e tjera aspiruese. Në panel morën pjesë edhe ish-ambasadori amerikan Christopher Hill, ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ermal Sadiku: Kurti po e përdor presidentin si arsyetim për bllokadën institucionale

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke …