FSK drejt Gazës: Nis misioni historik, ekipi paraprak në terren për dislokimin e trupave kosovare

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur një hap të rëndësishëm ndërkombëtar, pasi një ekip i saj ka udhëtuar drejt Gaza për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat kosovare në kuadër të misionit paqeruajtës. Me urdhër të komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak të terrenit dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit për kontingjentin e FSK-së që pritet të angazhohet në kuadër të misionit të Forcave Stabilizuese Ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Gaza, delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takime me autoritete përgjegjëse për administrimin e zonës, si dhe me përsfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake, e cila vepron nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes dhe në përputhje me rezolutat përkatëse ndërkombëtare. Në këto takime është diskutuar për integrimin e kontingjentit kosovar, operacionet e përbashkëta dhe mbështetjen logjistike që do t’i mundësojë FSK-së operim efikas në mision. Ky zhvillim konsiderohet moment historik për Kosovën, pasi dëshmon rritjen e rolit të saj në sigurinë ndërkombëtare. FSK ka ritheksuar përkushtimin për paqe dhe stabilitet global, në partneritet të ngushtë me United States dhe aleatët e tjerë strategjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraqitur të dhëna lidhur me procesin e numërimit të votave …