Të martën në Malishevë mbahet Akademi Përkujtimore për Naser Shalën, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta

Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe Luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naser Shalës, Komandant “Ftyrës”, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me OVL UÇK – dega në Malishevë, organizon aktivitete përkujtimore të martën, më 28 prill 2026, sipas kësaj agjende:

Në ora 13:00 – Akademi Përkujtimore
Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”në Malishevë

Ora 14:30 – Zbulimi i pllakës përkujtimore
Varrezat e fshatit Banjë, Malishevë

Gjatë Akademisë Përkujtimore do të kujtohet jeta dhe veprimtaria e Naser Shalës, përmes fjalëve përkujtimore, interpretimeve artistike dhe homazheve në nderim të kontributit të tij për lirinë e Kosovës.

Ftohen të gjithë bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët të marrin pjesë në nderim të jetës dhe veprës së tij, thueht në ftesën e Komunës së Malishevës dhe OVL-UÇK-së në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …