Publikohen mesazhet që zbulojnë dirigjimin e votave për RTK dhe KGJK

Publikimi i mesazheve të brendshme nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka ngritur dyshime serioze për ndikim politik në emërimet e institucioneve që duhet të jenë të pavarura. Bëhet fjalë për votimin e anëtarëve të Bordit të RTK dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Sipas materialeve të publikuara, në grupin e deputetëve të VV-së janë dhënë udhëzime të qarta se cilët kandidatë duhet të votohen. Mesazhet atribuohen shefes së grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, ku deputetëve u kërkohet mobilizim i menjëhershëm për votim dhe mbështetje “për” kandidatët e caktuar. Për KGJK-në, sipas mesazheve, janë përmendur emrat Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, ndërsa për Bordin e RTK-së, janë listuar disa kandidatë të tjerë, të cilët më pas morën votat e nevojshme në Kuvend. Për kritikët, kjo paraqet model të centralizuar vendimmarrjeje ku deputetët trajtohen si numra votash dhe jo si përfaqësues të lirë të qytetarëve. Shqetësimi bëhet edhe më i madh kur votimi lidhet me institucione që duhet të mbrojnë pavarësinë mediale dhe sistemin gjyqësor./ nacionale/

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …