Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot viktimat e Masakrës së Mejës dhe dëshmorët e rënë gjatë fundit të prillit 1999, duke theksuar se liria e Kosovës u fitua me sakrificën e bijve dhe bijave më të mirë të vendit. Haradinaj rikujtoi se më 27 prill 1999, në Mejë, forcat shtetërore serbe kryen njërën ndër masakrat më të mëdha në Kosovë, ku u ekzekutuan 376 civilë shqiptarë të pafajshëm, ndërsa shumë prej tyre ende mbeten të pagjetur. Ai tha se në Ditën e të Pagjeturve u nderua kujtimi për martirët e Mejës, si dhe për dëshmorët e martirët e Skivjan dhe dëshmorët e Prejlep. Në përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarëve Edmond Dabiqaj, Sadri Latifaj dhe Haxhi Tolaj, Haradinaj vlerësoi kontributin e fshatit Prejlep në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, ai kujtoi edhe luftëtarët e rënë në betejat e fundit të prillit në Dukagjin: Bekim Thaçi, Fetah Sylejmani, Isuf Dinaj, Muhamet Bardheci, Mustafë Avdullahu, Pëllumb Ademaj, Rexhep Hajdaraj, Shkelzen Brahimaj dhe Xhavit Fetahaj. “Falë gjakut të tyre, luftës heroike të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ndihmës së NATO, të prirë nga United States, ne sot jetojmë të lirë në shtetin tonë”, ka thënë Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
