Bedri Hamza shpërthen pas seancës: Sonte ndodhi puç kushtetues në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvillimet e mbrëmjes në seancën për zgjedhjen e presidentit i ka quajtur puç kushtetues dhe shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit. Hamza deklaroi se për lirinë, shtetin dhe Kushtetutën e Kosovës janë bërë shumë sakrifica, ndërsa ajo që ndodhi në Kuvend, përbën goditje serioze ndaj rendit kushtetues. “Ky është një puç kushtetues. Është derdhur shumë gjak, shumë mund, shumë sakrificë, shumë vuajtje që ne ta kemi lirinë, ta kemi shtetin, ta kemi Kushtetutën. Ai theksoi se Kushtetuta është e qartë dhe se për konsumimin e raundit të parë duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë 80 deputetë. “Kushtetuta është e qartë, duhet të jenë 80 deputetë prezentë në sallë dhe të votojnë që të konsumohet raundi i parë”, tha ai. Lidhur me seancën e paralajmëruar për sot Hamza tha se sipas vlerësimit të PDK-së nuk janë plotësuar kushtet për të kaluar në raundin e dytë të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …