Lumir Abdixhiku: U tentua përmbysja e rendit kushtetues në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me deputetë të kësaj partie, ka mbajtur konferencë për media në hollin e Kuvendit pas përfundimit të seancës për zgjedhjen e presidentit, e cila nisi pa kuorumin e nevojshëm. Abdixhiku e ka cilësuar këtë zhvillim si tentim për përmbysje të rendit kushtetues dhe ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u zhvillua seanca. Sipas tij, një sjellje e tillë është e padenjë për institucionet e vendit dhe qytetarët e Kosovës nuk do ta durojnë një eksperiment të tillë politik. “Nisja e seancës pa respektim të kuorumit minimal është rast i paprecedent. Si të tillë e dënojmë dhe do ta mbrojmë me çdo mjet e me çdo formë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …