Mentor Nazarko: Osmani ia shmangu Kurtit “non grata”-n

Analisti dhe gazetari Mentor Nazarko ka bërë deklarata të forta për zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se Presidentja Vjosa Osmani ka luajtur rol kyç në ruajtjen e orientimit euroatlantik të vendit dhe madje, sipas tij, e ka shpëtuar kryeministrin Albin Kurti nga mundësia e shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke komentuar raportet mes Osmanit dhe Kurtit, Nazarko tha se “Osmani është personi që e ka ruajtur boshtin euroatlantik të Kosovës. Bosht të cilin kryeministri ndoshta ka tentuar ta zhvendosë ndonjëherë. Ajo e ka shpëtuar edhe zotin Kurti nga shpallja ‘non grata’ në SHBA. Ka një thashethem të tillë”, deklaroi Nazarko. Ai kritikoi edhe opozitën, duke thënë se nuk ka ditur të luajë rolin e saj në këtë krizë politike, ndërsa përgjegjësinë kryesore ia la pushtetit që, sipas tij, po e shfrytëzon në mënyrë jomorale shumicën parlamentare. Sipas tij, imazhi që po jep Kosova është i një shteti që nuk arrin kompromis as brenda vetes, e aq më pak në raport me jashtë. “Është imazhi i shtetit të papjekur”, u shpreh ai, duke paralajmëruar se nëse opozita nuk reflekton, qytetarët mund ta fajësojnë sërish atë dhe t’i japin të drejtë Kurtit në zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …