Valon Murati: Zhvillimet në veri të vendit janë pjesë e një loje politike në mes të Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit

Valon Murati: Kur ishte në opozitë, LV-së ia jepte vetes të drejtë t’ia vinte flakën vendit

Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe dështimin e procesit për zgjedhjen e presidentit, duke kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë dhe pa shumicë parlamentare, i jepte vetes të drejtën të kundërshtonte me forcë institucionet dhe proceset shtetërore. Sipas tij, në atë kohë LV-ja nuk e konsideronte veten anti-institucionale apo antishtetërore, përkundrazi, e paraqiste veten si kategori morale superiore. “Kur kryeministri Kurti nuk i kishte votat e popullit dhe LV-ja ishte pakicë parlamentare, i jepte vetes të drejtën t’ia vinte flakën vendit, parlamentit dhe të bojkotonte çdo proces”, ka shkruar Murati. Megjithëse ka mbështetje popullore, Kurti nuk po ndërton ura bashkëpunimi me subjektet tjera politike, por po e mban të përçarë shoqërinë për përfitime elektorale. Murati vlerësoi se çdo veprim i opozitës sot etiketohet nga pushteti si anti-institucional dhe antikombëtar, ndërsa harrohen metodat që Vetëvendosje i kishte përdorur dikur në opozitë. Sipas tij, kjo tregon jo vetëm për qasjen e kryeministrit, por edhe për klimën politike dhe shoqërore ku memoria publike është e shkurtër dhe debati dominohet nga rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …