Naim Qelaj prezanton raportin për Specialen e gjykatës në Hagë

Kreu i Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, ka mbajtur një konferencë për media ku ka prezantuar një raport preliminar mbi mbikëqyrjen e punës së gjykatës speciale në Hagë, pas shqetësimeve të ngritura për procesin gjyqësor dhe trajtimin e të paraburgosurve në Hagë. Qelaj tha se raporti është hartuar nga organizata britanike “Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit”, e cila është angazhuar si autoritet i pavarur për vlerësim, pasi institucionet në Hagë nuk kanë kthyer përgjigje ndaj kërkesave të autoriteteve kosovare. “Gjykata ka qëndruar e heshtur. Duke parë mungesën e transparencës, kemi angazhuar një autoritet të pavarur për vlerësim preliminar të shqetësimeve. Raporti është plotësisht i pavarur, pa asnjë ndërhyrje nga ne”, ka deklaruar Qelaj. Sipas tij, gjetjet e raportit ngritin shqetësime serioze për mënyrën e zbatimit të paraburgimit, duke përfshirë zgjatjen e tij për periudha të gjata pa alternativa reale për lirim të përkohshëm, si dhe kufizime në komunikimin me familjarët dhe ekipin mbrojtës. Raporti po ashtu trajton mungesën e transparencës në disa faza të procesit gjyqësor, duke hapur debat të ri mbi standardet e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut në këtë mekanizëm ndërkombëtar. Qelaj theksoi se qëllimi i raportit është të ndriçojë çështjet e ngritura dhe të kontribuojë në rritjen e llogaridhënies dhe respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …