Hysni Gucati ngre akuza për shkelje të privatësisë në Hagë

Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e zhvillimit të vizitave në gjykatën speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së. Në një deklarim për media, Gucati tha se gjatë disa vizitave të tij në qendrën e paraburgimit në Hagë, komunikimi mes vizitorëve dhe të akuzuarve është zhvilluar nën mbikëqyrje të rreptë, përfshirë prezencën e kamerave dhe personelit mbikëqyrës. “Brenda dhomës së takimeve ka kamera në dy qoshe, dhe çdo bisedë që zhvillohet aty, përfshirë edhe temat personale apo familjare, raportohet dhe shënohet nga përkthyesi,” deklaroi Gucati. Ai shtoi se në ambientet e vizitave janë të pranishëm përkthyes dhe gardianë, duke ngritur sipas tij shqetësime për nivelin e privatësisë gjatë komunikimit me të paraburgosurit. Deklaratat e tij rikthejnë debatin e vazhdueshëm mbi standardet e gjykimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në proceset që po zhvillohen në Hagë, ndërsa institucionet gjyqësore nuk kanë reaguar ende ndaj këtyre pretendimeve specifike. Në opinionin publik në Kosovë, këto akuza vazhdojnë të ndajnë qëndrime mes mbështetësve të procesit gjyqësor dhe atyre që e kritikojnë mënyrën e funksionimit të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …