Paris Guri: Partia në pushtet nuk ka pasur interes për një zgjidhje konsensuale për president

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka deklaruar se subjekti politik që i takon ka ka qenë i gatshëm ta përkrah një kandidat koncensual për president por partia në pushtet nuk ka pasur vullnet për një gjë të tillë. Ai ka shtuar më tutje se zonja Rushiti ka qenë imponim në orët e fundit, ajo është vendosur aty për mos me u zgjedh presidente, atë e ka ditë edhe Rushiti, Kurti e gjithë deputet e LVV-së. “Ne kemi qenë të hapur për një marrëveshje politike dhe t’i dorëzojmë 15 nënshkrimet tona për të zgjedhur presidentin e vendit. Por partia në pushtet nuk ka pasur interes për një zgjidhje konsensuale dhe ka preferuar që vendi të shkojë në zgjedhje” ka theksuar mes tjerash ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …