IKD do të angazhohet që moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilësohet si vepër penale

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala ka paralajmëruar se ky institut do të anagzhohet që moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilësohet si vepër penale. Ai ka deklruar se kjo nismë vjen si përgjigje ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe nevojës për forcimin e sundimit të ligjit. “Një nismë e tillë nga ajo që kemi njoftuar si IKD paraqet veprimin fillestar për njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për inicimin e një nisme të tillë, e cila nismë mbështetet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Ligjin për Nismat Legjislative. Arsyet, do të thotë, pse e kemi ngritur këtë çështje kanë të bëjnë në drejtim të dy çështjeve: që është zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe inkriminimi i veprimeve të akterëve politikë të cilët janë në pushtet përmes veprimeve të cilat cenojnë garën politike”, ka thënë Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gzim Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në gazin e lëngshëm natyror n

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që qasjen në …