Hykmete Bajrami: Emërimet nuk po bëhen për nevoja apo urgjencë institucionale por për përfitime financiare nga buxheti i shtetit

Deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar emërimet që po bëhen nëpër institucione të larta shtetërore nga drejtues të pushtetit aktual. Ajo ka shkruar se këto emërime nuk po bëhen për nevoja apo urgjencë institucionale por për përfitime financiare nga buxheti i shtetit. Një qeveri në dorëheqje duhet të ketë kompetenca të kufizuara dhe të mos funksionojë me kapacitet të plotë. Megjithatë, kryeministri Albin Kurti po vazhdon me emërimin e zëvendësministrave, veprim që nuk ka arsyetim praktik. Deputetja Hykmete Bajrami ka shkruar më tutje se këto emërime nuk po bëhen për nevoja pune apo urgjencë institucionale, por për përfitime financiare nga buxheti i shtetit, dhe kjo është  “zhvatje të buxhetit” dhe “abuzim me pozitën zyrtare”. Këto veprime do të kenë pasoja afatgjata sepse po krijohet standard i rrezikshëm, ku shteti si pronë partiake dhe si mjet për shpërblimin e militantëve, ka tërhequr vërejtjen, deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani: Qeveria po financon OJQ-të, ndërsa ushtria dhe policia po zbrazen nga uniformat

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër prioritetet e Qeverisë Kurti në sektorin e …