Ramush Haradinaj

Lideri i AAK, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që kanë rrugëtuar me këtë subjekt politik

Me rastin e 26 vjetoprit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i saj, Ramush Haradinaj ka falënderuar të gjithë mbështetësit dhe qytetarët që kanë rrugëtuar me këtë subjekt politik. Ai ka shfaqur shprehur mirënjohje për besnikërinë ndaj vizionit për kombin dhe shtetin, dhe theksoi se Aleanca ka kaluar bashkë me qytetarët nëpër gëzime dhe sfida, pa u dorëzuar asnjëherë. “Jemi më të mirët. Me ju, për shtetin. Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht”, ka deklaruar lideri, Ramush Haradinaj në 26 vjetorin e themelimit të AAK-së. Ai theksoi se Aleanca do të vazhdojë fuqishëm angazhimin politik në muajt maj e qershor, si dhe në vitet që vijnë, me synimin për fitore të reja dhe forcim të shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani: Qeveria po financon OJQ-të, ndërsa ushtria dhe policia po zbrazen nga uniformat

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër prioritetet e Qeverisë Kurti në sektorin e …