Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka ngushëlluar familjen Osmani, me rastin e ndarjes nga jeta të Hamdi Osmanit, baba i Dëshmorit të Kombit, Bekim Osmani
Në Telegramin e ngushëllimit thuhet:
Me dhembje e pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të babait të Dëshmorit të Kombit, Bekim Osmani, bacës Hamdi Osmani.
Baca Hamdi, mbylli sytë përgjithmonë me dhembjen e krenarinë për birin Dëshmor i Kombit. Ai jetoi ëndrrën e birit të tij – lirinë e Kosovës që erdhi me sakrificën lavdiplote, me rënien heroike në luftën për çlirim, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nën emblemën e së cilës luftoi e ra heroikisht biri i tij – Dëshmori i Kombit, Bekim Osmani.
Lavdi përjetësisht Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi jetës dhe veprës bacës Hamdi, babait të Dëshmorit të Kombit, Bekim Osmani!
Shpirti i tij u prehtë në paqen e parajsës së paskaj!