Martin Vulaj: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën mbetet bipartizane, pavarësisht polarizimit politik

Presidenti i Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka deklaruar se ekziston një konsensus i qëndrueshëm politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur bëhet fjalë për Kosovën. Ai theksoi se, pavarësisht polarizimit të theksuar politik si në SHBA ashtu edhe në Evropë, mbështetja për Kosova mbetet e përbashkët për dy partitë kryesore amerikane. “Edhe në këtë kohë polarizimi, Kosova mbetet një fushë në të cilën të dy partitë mund të bashkëpunojnë. Mbështetja për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO janë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, u shpreh Vulaj. Ai nënvizoi se kjo qasje është dëshmuar ndër vite, duke përfshirë periudha të ndryshme qeverisjeje në Uashington. “Kemi parë mbështetje si për pavarësinë, ashtu edhe për njohjen reciproke, nga të dy partitë. Kjo ka vazhduar në administrata të ndryshme, përfshirë ato të Donald Trump dhe Joe Biden, dhe vazhdon edhe sot”, theksoi ai. Sipas Vulajt, qëndrueshmëria e kësaj mbështetjeje lidhet drejtpërdrejt me interesat strategjike të SHBA-së në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Fillimisht marrëveshje për presidentin, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje …