Gucati: Edhe 30 mijë nënshkrime sot nga Evropa dorëzohen në Bruksel për katërshen e UÇK-së

Pak javë para shpalljes së vendimit për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Gjykatës Speciale në Hagë pritet t’i dorëzohen mbi 200 mijë nënshkrime në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare .

Peticioni kombëtar, i iniciuar rreth dy muaj më parë, do të dorëzohet të mërkurën nga kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka bërë të ditur në emisionin “Kosova Today” në “Klan Kosova” se në kuadër të këtij procesi do të mbërrijnë edhe nënshkrime të tjera nga diaspora.

“Kam informacione se sot do të dorëzohen edhe 30 mijë nënshkrime nga Evropa, në Bruksel, ku po bëhet edhe paketimi i tyre”, ka thënë kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …