Në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë, krerët komunal të komunës së Skenderajt, kryetari Sami Lushtaku, nënkryetari, Fadil Nura dhe zyrtarë tjerë kanë bërë homazhe në nderim të dëshmorëve Naim Xani, Liman Koca dhe Nasuf Goxhuli, të cilët ranë në fushën e nderit me 3 maj 1999.
Me përulje dhe respekt të thellë kujtuam jetën dhe veprën e tyre si luftëtarë të denjë të UÇK-së, si dhe sakrificën sublime për lirinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Dëshmorët tanë janë themeli mbi të cilin është ndërtuar liria që gëzojmë sot dhe mbeten frymëzim i përhershëm për ne dhe brezat që vijnë.
Puna dhe angazhimi ynë i përditshëm është që të punojmë pa ndalë, duke e ruajtur dhe forcuar lirinë e Kosovës për të cilin ata dhanë gjithçka.
Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të kombit, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari Sami Lushtaku.