Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka përcjellë nga afër shpërndarjen e plehut artificial 15•15•15 +18SO3, ku përfitues janë të gjithë bujqit aplikues (1130 veta) dhe që kanë plotësuar kriteret.
Shpërndarja e plehut sipas kryetarit Latifi bëhet në dy faza, në të parën po shpërndahen 4500 thasë për 450 bujq, në të dytën, pritet të shpërndahen edhe 5500 thasë për 680 bujq përfitues.
80% të mbështetjes financiare e mbulon Komuna, derisa 20% bujku.