Rritje miliona për paga e skema sociale, por investimet mbesin në hije

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka zgjeruar ndjeshëm shpenzimet publike gjatë vitit 2025, duke i rritur ato për mbi 296 milionë euro krahasuar me vitin paraprak. Megjithatë, struktura e këtij buxheti po ngre shqetësime serioze për orientimin e parasë publike dhe mungesën e fokusit në zhvillim afatgjatë. Sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet totale arritën në 3.485 miliardë euro, nga 3.189 miliardë sa ishin në vitin 2024. Pjesa më e madhe e buxhetit vazhdon të shkojë për kontribute sociale dhe përfitime (27%), si dhe për paga të administratës publike (26%), duke e lënë në plan të dytë zhvillimin ekonomik përmes investimeve kapitale. Vetëm 14% e buxhetit është dedikuar për formimin e kapitalit bruto – një tregues kyç për investime në infrastrukturë dhe projekte zhvillimore ndërsa një përqindje e njëjtë shkon për konsum të ndërmjetëm, që përfshin shpenzime operative. Kjo shpërndarje po kritikohet si e pabalancuar dhe me efekt të kufizuar në rritjen ekonomike reale. Në anën tjetër, të hyrat gjithashtu janë rritur, duke arritur në 3.508 miliardë euro në vitin 2025. Megjithatë, mbi 71% e tyre vijnë nga tatimet në produkte, që në praktikë nënkupton barrë më të madhe për qytetarët përmes konsumit, ndërsa vetëm 15% burojnë nga tatimet mbi të ardhurat./ metro/

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …