Bekim Halil Kelmendi (1.3.1974 – 8.5.1999)

Bekim Halil Kelmendi (1.3.1974 – 8.5.1999)

Dëshmorët e kombit, vëllezërit, Bekim Kelmendi e Blerim Kelmendi, janë pasardhës të Rexhajve të Shkrelit, të cilët e kanë treguar e tyre gati dy shekuj ne luftë me armikun, në mbrojtje të kufirit me Malin e zi, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare. Të frymëzuar ne atdhedashuri dhe trimëritë e Adem Isufit e Rexhë Avdise, Hajdar Fekut e Haradin Fekut, kushëri e vëllezër të babait te tyre, dhe trimave të tjerë Rugovas, kur filloi ata pa kurrfarë hezitimi iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke rënë edhe në altarin e lirisë për të mos te vdekur kurrë!
Bekim Kelmendi lindi më një mars të vitit 1974 në fshatin Llabjan, komuna e Pejës.
Ishte fëmija i dytë i prindërve Halil dhe Xufe Kelmendi. Shkollën fillore e kreu në Zahaq. Meqë kushtet ekonomike në të cilat jetonte dëshmori ishin të vështira, nuk pati mundësi që të vazhdoi shkollimin e mëtutjeshëm. Në jetën civile ishte punëtor automekanik. Ishte i martuar dhe la pas vetës një vajzë. Me formimin e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, dëshmori Bekim Kelmendi mobilizohet. Data e hyrjes në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është 1 marsi i vitit 1999, i sistemuar në Brigadës 133.
Bekimi mori pjesë në disa nga luftimet që u zhvilluan ndërmjet forcave ushtarake e policore serbe dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftimet ishin të ashpra. Baraspesha në armatime dhe në njerëz ishte krejtësisht e pabarabartë, mirëpo forcat e UÇK-së kishin epërsinë morale, sepse luftonin për tokën e vet, për atdheun e vet, për lirinë e vet. Ky ishte motivimi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që doli faqebardhë para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtare.
Luftëtari i lirisë, Bekim Kelmendi, në ofensivën që u zhvillua ndaj fshatrave të Lugut të Drinit, pikërisht në luftën e ashpër më 8 maj të vitit 1999 në fshatin Saradran, duke mbrojtur banorët e fshatit ra në altarin e lirisë.
Me këtë rast Ushtria Çlirimtare të Kosovës e Lugut të Drinit humbi një luftëtar të paepur, të guximshëm, por kur që fjala për atdheun dhe lirinë, ai nuk kurseu as gjënë më të çmuar, siç është vet jeta. Trupat e dëshmorëve të rënë me 8 maj 1999 u morën nga forcat serbe ku u varrosen në varrezat e qytetit të Pejës. Me 17. 7. 1999 rivarroset me nderime të larta ushtarake në fshatin e lindjes bashkë me vëllanë, dëshmorin Blerim Halil Kelmendi ku prehen të qetë trupat e njomë të dy vëllezërve dëshmorë të kombit. (Sokol Kelmendi)

Kontrolloni gjithashtu

Shaban Zeqë Mazrekaj (28.12.1968 - 6.6.1998)

Shaban Zeqë Mazrekaj (28.12.1968 – 6.6.1998)

Fshati Voksh është toponim historikisht i njohur i trevës së Dukagjinit, për burrëri e trimëri. …