Gjykata Speciale në Hagë ka reaguar ashpër ndaj interpretimeve të raportit të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të shtrembëruara. Në reagimin zyrtar të publikuar sot, Gjykata Speciale në Hagë ka deklaruar se raporti në asnjë pjesë të tij nuk konstaton se gjykatësit kanë shkelur të drejtat e njeriut të të akuzuarve apo se praktika juridike e Speciales bie ndesh me standardet e Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas Speciales, interpretimet e bëra nga Naim Qelaj nuk pasqyrojnë saktë përmbajtjen e raportit dhe krijojnë “një imazh të rremë” për funksionimin e gjykatës. Në reagim thuhet gjithashtu se shumë nga çështjet e ngritura në raport janë argumente të përsëritura të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, të cilat tashmë janë shqyrtuar nga gjykatësit e Speciales. Specialja ka kritikuar edhe faktin se raporti nuk përfshin në mënyrë të barabartë qëndrimet e Prokurorisë dhe Mbrojtjes së Viktimave, duke lënë të kuptohet se dokumenti është ndërtuar mbi pretendime të njëanshme. Megjithatë, reagimi i fundit i Gjykatës Speciale në Hagë duket se synon të kundërshtojë drejtpërdrejt këto pretendime dhe të mbrojë legjitimitetin e proceseve që po zhvillohen ndaj ish-udhëheqësve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
