BBC: Planet e Starmer për afrimin me BE-në po përballen me skepticizëm në Bruksel

Sipas një analize të BBC, përpjekjet e kryeministrit britanik Keir Starmer për të rindërtuar marrëdhëniet me Bashkimi Evropian po përballen me skepticizëm në Bruksel, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe tregtar. Në një fjalim të mbajtur pas humbjeve të fundit të laburistëve në zgjedhjet lokale, Starmer premtoi se qeveria e tij do ta vendosë “Britaninë në zemër të Evropës”, duke synuar forcimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe të sigurisë me BE-në. “Kjo qeveri laburiste do të përcaktohet duke rindërtuar marrëdhënien tonë me Evropën, duke e vendosur Britaninë në zemër të Evropës, në mënyrë që të jemi më të fortë në ekonomi, tregti dhe mbrojtje”, deklaroi Starmer. Megjithatë, analiza thekson se reagimet në Bruksel kanë qenë të përziera. Në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të shihet si një partner i rëndësishëm brenda NATO dhe aleat i fuqishëm i Evropës, sidomos në raport me luftën në Ukrainë dhe tensionet me Iranin. Në anën tjetër, sa i përket ekonomisë dhe tregtisë, zyrtarët evropianë shfaqin skepticizëm ndaj planeve të Starmer. Sipas raportit, BE-ja është e gatshme për afrimin me Londrën, por pret sinjale më konkrete dhe vendime më të qarta nga qeveria britanike pas Brexit-it. Sipas BBC-së, pavarësisht retorikës për afrimin me Evropën, qeveria britanike ende nuk ka paraqitur hapa që mund të sjellin ndikim të madh ekonomik apo ndryshim thelbësor në marrëdhëniet mes Londrës dhe Brukselit pas Brexit-it.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …