Hysni Gucati: Kërkojmë rikthimin e krahut të luftës në politikë dhe në pushtet

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka deklaruar se organizata që ai drejton synon rikthimin e përfaqësuesve të krahut të luftës në jetën politike dhe institucionale të vendit. Në një intervistë për Klan Kosova, Gucati tha se OVL-UÇK kërkon bashkëpunim me të gjitha partitë politike, por theksoi se qëllimi mbetet që figura të dala nga lufta të kenë rol edhe në qeverisje. “Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që të jemi bashkë në një tryezë,” u shpreh ai, duke shtuar se vendi ka ende nevojë për liderë të fortë. Gucati gjithashtu komentoi situatën e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë, duke shprehur bindjen se ata mund të kthehen gjatë muajve në vijim dhe duke nënvizuar se, sipas tij, “korriku nuk do të shkojë” pa zhvillime në këtë drejtim. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur debati për rolin e figurave të luftës në politikën e Kosovës mbetet i pranishëm në opinionin publik.

Kontrolloni gjithashtu

PDK merr epërsinë në Malishevë, bastionin tradicional të Nismës

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë në epërsi në Malishevë, një komunë që tradicionalisht është …