Sot, në praninë e shumë qytetarëve, kolegëve, përfaqësuesve institucionalë, miqve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit Drejtorit të Bujqësisë në komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj.
Në fjalën e tij kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se Rifati do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe respektin që kishte për secilin. Ikja e tij është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe të gjithë atyre që ndajnë dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta.
Do të të kujtojmë gjithmonë, Rifat, tha kryetari Ramosaj.
Stojkaj, 35-vjeçar ndërroi jetë pas një vetëaksidenti në trafik, duke lënë të pikëlluar përgjithmonë familjarët e tij.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Lloqan.
