Legjislatura e 10-të, e Kuvendit të Kosovës, e cila zgjati vetëm 77 ditë, po konsiderohet jo vetëm si më e shkurtra në histori, por edhe ndër më pasivet për nga angazhimi i deputetëve. Sipas raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, plot 26 deputetë nuk e thanë asnjë fjalë të vetme gjatë seancave parlamentare, ndonëse përfituan paga dhe privilegje si përfaqësues të qytetarëve. Numri më i madh i deputetëve “fantazmë” vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ku 19 deputetë nuk morën fare fjalën në Kuvend. Në këtë listë prijnë deputetët e VV-së, ku nga 57 deputetë, 19 prej tyre nuk kanë folur në asnjë seancë. Adelina Granica, Adriana Matoshi, Afërdita Hajrizi, Agim Bahtiri, Arbër Rexhaj, Blerim Gashi, Drita Pajaziti, Edona Llalloshi, Fahrush Rexhepi, Fitim Haziri, Hysen Durmishi, Jeton Raka, Mimoza Shala, Naim Bardiqi, Nezir Kraki, Salih Zyba, Sylejman Meholli, Taulant Kelmendi dhe Valon Ramadani janë deputetët e VV-së të cilët nuk morën mundin të marrin fjalën. Pas tyre vijnë Adem Hodza, Duda Balje, Bahrim Shabani, Fridon Lala dhe Lazar Radulovic nga komunitetet joshumicë, si dhe Branislav Nikolić dhe Milan Kostić nga Lista Serbe.Në listë përfshihen edhe deputetë nga komunitetet joshumicë dhe nga Lista Serbe. Raporti nxjerr në pah edhe deputetët që folën vetëm një herë gjatë gjithë mandatit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përfaqësimin real të qytetarëve dhe përgjegjësinë politike ndaj votuesve. Në anën tjetër, deputeti më aktiv rezulton Besnik Tahiri nga AAK, me 30 diskutime në Kuvend. Pas tij renditen Arbërie Nagavci, Hykmete Bajrami, Jehona Lushaku-Sadriu dhe Bedri Hamza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
