45-vjetori i qëndresës heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, nderohen në Prekaz

Sot u shënua 45-vjetori i rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, dy figurave simbol të rezistencës shqiptare kundër okupimit jugosllav, të cilët më 13 maj 1981 zhvilluan një nga qëndresat më të lavdishme në historinë kombëtare në Prekaz të Drenicës. Në këtë përvjetor përkujtimor, homazhe dhe nderime bënë kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, si dhe veprimtarë e qytetarë të shumtë. Me këtë rast, Lushtaku theksoi se lufta e Tahir dhe Nebih Mehës ishte më shumë se një akt qëndrese deri në flijim, duke e cilësuar atë si një thirrje për liri që frymëzoi brezat e mëvonshëm të Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Sakrifica e Nebih e Tahir Mehës u bë simbol i pathyeshmërisë shqiptare dhe dëshmi se populli ynë kurrë nuk pajtohet me robërinë. Lavdi e përjetshme Tahir dhe Nebih Mehës”, ka deklaruar Lushtaku. Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar me nderim jetën, veprën dhe sakrificën e familjes Meha, duke vlerësuar se qëndresa e tyre mbetet një nga simbolet më të fuqishme të rezistencës shqiptare dhe frymëzim i përhershëm për brezat që luftuan për liri dhe dinjitet kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …