OVL e UÇK-së mirëpret Shkëlqim Hajdarin, e nderon me mirënjohje për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka pritur sot në një takim vëllazëror Shkëlqim Hajdarin, së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, ku është zhvilluar një bashkëbisedim i hapur mbi çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL së UÇK-së e falënderuan Hajdarin për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj kategorive të dala nga lufta, duke vlerësuar kontributin e tij në mbështetje të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve. Në mënyrë të veçantë u vlerësua qëndrimi i tij publik dhe institucional në mbështetje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Sipas OVL së UÇK-së, mbështetja ndaj vlerave të luftës dhe solidariteti me bashkëluftëtarët mbeten të rëndësishme për ruajtjen e dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të sakrificës së bërë për lirinë e Kosovës. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme, OVLUÇK-ja i ndau një mirënjohje Shkëlqim Hajdarit.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …