Blerta Deliu: Sami Lushtaku ka qenë cak i deklaratave të eksponentëve të VV’së për vite me radhë

Deputetja e Kuvendit të Kosoës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka rikujtuar se kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, vite me radhë ka qenë cak i deklaratave të eksponentëve të Vetëvendosjes. Ajo ka theksuar më tutje se prania e policisë me armë të gjata e me maska, është provokim. “Pamje të tilla me automatik me armë, me maska policë me disa  mjete të policisë në qytetin e Skenderajt, ishte një tentativë e aparatit shtetëror për ta vendosur këtë çështje si çështje e agjendës politike. S’është hera e parë që pushteti i Kurtit të provokojë në këtë komunë. Këtu dua të përmend edhe vetë zotin Lushtaku i cili ka qenë prej figurave më të linçuara, në mënyrë sistematike eksponentë të LVV’së për vite me radhë nuk e kanë kursyer Lushtakun nga deklaratat e tyre të njëpasnjëshme’’ ka delruar mes tjerash deputetja, Blerta Deliu.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …