Hysni Gucati për dëmtimin e monumentit në Kaçanik: Fyerje ndaj sakrificës së UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas dëmtimit të monumentit të Ushtrisë Çlirimtare të KosovësKaçanik, duke e cilësuar këtë veprim si akt të turpshëm dhe të papranueshëm. Gucati tha se dëmtimi i simboleve të luftës çlirimtare përbën fyerje ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe veteranëve të luftës. “Ky akt është turp i madh, sepse në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz dhe ne kemi mbi 5 mijë dëshmorë të kombit”, deklaroi ai. Megjithatë, Gucati theksoi se pa përfundimin e hetimeve dhe raportet zyrtare të policisë, nuk mund të drejtohen akuza ndaj personave konkretë, ndonëse sipas tij autorët e këtij veprimi po tregojnë “fytyrën e vërtetë”. Ai bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të zbardhin rastin dhe të mbrojnë monumentet që lidhen me historinë dhe sakrificën e luftës çlirimtare në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …