Dardan Molliqaj: Opozita të formojë qeveri kalimtare dyvjeçare nëse siguron shumicën

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se partia e tij mbështet idenë e krijimit të një qeverie të përkohshme dhe kalimtare nga partitë opozitare, nëse ato arrijnë të sigurojnë shumicën parlamentare. Molliqaj tha se një qeveri e tillë duhet të ketë mandat minimal prej dy vitesh dhe të fokusohet në çështje të rëndësishme shtetërore. “Partitë opozitare, nëse e krijojnë shumicën, PSD mendon se duhet të krijohet një qeveri e përkohshme e kalimtare me një mandat 2-vjeçar minimum”, u shpreh ai. Molliqaj ngriti si një nga çështjet kryesore procesin e ardhshëm të zgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar për, siç tha ai, ndikimin politik në këtë institucion. Sipas tij, një zgjidhje e mundshme do të ishte një ekzekutiv me përbërje jopartiake, që do të kishte mbështetjen e opozitës nëse sigurohet shumica parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …