KQZ publikon listën e 902 kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë publikuar listat e kandidatëve të certifikuar për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 7 qershor 2026. Sipas njoftimit të KQZ-së, pas përmbylljes së procesit të certifikimit, në garë janë gjithsej 902 kandidatë nga 21 subjekte politike. Prej tyre, 17 janë parti politike, 3 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur. Nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar, 593 janë burra ndërsa 309 janë gra. KQZ ka bërë të ditur se listat e publikuara mund të përmbajnë lëshime teknike, të cilat do të korrigjohen pas kërkesave eventuale nga kandidatët apo subjektet politike. “Në rast se ndonjë kandidat apo subjekt politik vëren ndonjë gabim, mund të kërkojë përmirësimin e tij përmes përfaqësuesit të autorizuar në emailin zyrtar të KQZ-së”, thuhet në njoftim. Procesi i certifikimit të kandidatëve ishte miratuar në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur më 16 maj, duke i hapur rrugë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …