Arben Gashi: Kuvendi ka nevojë për përfaqësues me vizion, jo zëra të rastësishëm

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Arben Gashi, ka shpërndarë një mesazh publik ku thekson rëndësinë e përfaqësimit cilësor në institucionet e vendit dhe përgjegjësinë që, sipas tij, duhet të kenë përfaqësuesit politikë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vlerësojnë me kujdes listën prej 110 kandidatëve të LDK-së, duke përzgjedhur individë që kanë, siç u shpreh ai, karakter, dije dhe guxim për të përfaqësuar interesin publik. Gashi theksoi se procesi zgjedhor nuk duhet të udhëhiqet nga emocionet, por nga një qasje e matur dhe afatgjatë ndaj zhvillimit të shtetit dhe institucioneve demokratike. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës duhet të jetë hapësirë e dinjitetit dhe përfaqësimit të përgjegjshëm, ndërsa LDK-ja mbetet një alternativë për drejtimin e vendit. “Kosova nuk ka nevojë për zëra të rastësishëm. Ka nevojë për përfaqësues autentikë, vizionarë dhe njerëz që e ndiejnë shtetin si amanet”, ka deklaruar Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …