Heshtja e Qeverisë së Kosovës për protestën në Shkup ngre pikëpyetje për reagimin institucional ndaj të drejtave gjuhësore

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ende nuk ka reaguar publikisht lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët kërkuan përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës. Ky mosreagim ka nxitur debat në opinionin publik, duke ngritur pyetje mbi qëndrimin institucional të Prishtinës për çështjet e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, protesta e mbajtur para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup u përmbyll me kërkesa të qarta për barazi gjuhësore në proceset profesionale dhe institucionale. Studentët theksuan se mungesa e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës përbën diskriminim dhe cenon trajtimin e barabartë të qytetarëve shqiptarë. Sipas pjesëmarrësve, gjatë protestës janë ndaluar pesë persona, ndërsa tubimi u shoqërua me thirrje të forta në mbrojtje të statusit të gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si të drejtë të patjetërsueshme dhe element identitar. “Gjuha shqipe nuk ndalet. Gjuha shqipe zyrtare nuk negociohet. Gjuha shqipe është amanet”, ishte një nga mesazhet kryesore të protestuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Pandeli Majko

Pandeli Majko: Vendimi i Hagës nuk duhet të kthehet në armë kundër Perëndimit

Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, ka reaguar për vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator …