Daut Haradinaj paralajmëron kritikët: Kush ofendon duhet të përballet me përgjegjësi ligjore

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se të gjithë ata që, sipas tij, e ofendojnë dhe shajnë në publik duhet të përballen me përgjegjësi për fjalët e tyre, pavarësisht vendit ku jetojnë. Qëllimi i VV-së është eliminimi i krerëve të UÇK-së, në skenën politike dhe absolut nuk kam pa që sulmohet Ramush Haradinaj apo Daut Haradinaj, për qëndrimet e mia në jetën publike, kryesisht atakimi bëhet për luftë…”, tha Haradinaj Ai tha se fyerjet dhe akuzat e rënda ndaj tij dhe vlerave çlirimtare nuk mund të mbeten pa pasoja, duke theksuar se secili duhet të përgjigjet ligjërisht për deklaratat e bëra. Haradinaj përmendi edhe një rast të një personi që jeton në Gjermani, i cili sipas tij kishte përdorur gjuhë të ashpër ndaj tij dhe strukturave çlirimtare, duke shtuar se një sjellje e tillë nuk duhet të mbetet pa adresim institucional. “Ka me u përgjigj në çfarëdo forme ligjore… ai që del më shan duhet me mendu kudo që jeton,” u shpreh Haradinaj, duke theksuar se nëse ka akuza për krime, ato duhet të trajtohen nga Prokuroria dhe jo përmes fyerjeve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …