Avokati i Thaçit kritikon Specialen: Asnjë apel i mbrojtjes nuk u pranua në pesë vjet e gjysmë

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Luka Mishetiq, ka reaguar ashpër ndaj funksionimit të Gjykatës së Apelit në gjykatën speciale në Hagë, duke ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të ankesave të mbrojtjes në rastin ndaj Hashim Thaçi. Përmes një postimi në platformën X, Mishetiq deklaroi se gjatë pesë viteve e gjysmë të procesit, mbrojtja ka paraqitur dhe përfunduar gjithsej 40 ankesa ndërmjetëse, por asnjëra prej tyre nuk është aprovuar nga Paneli i Apelit. “Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur, 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka shkruar Mishetiq. Gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi  ka nisur zyrtarisht më 3 prill 2023 në Hagë. Sipas kalendarit të publikuar nga gjykata, vendimi ndaj katër ish-udhëheqësve të UÇK-së pritet të shpallet më 20 korrik 2026. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej tyre, kërkesë që është kundërshtuar fuqishëm nga ekipet mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama prezanton paketën me gjashtë masa kundër dhunës urbane

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një paketë me gjashtë instrumente ligjore që synojnë …