Hamza fton Limajn në bashkëpunim: “Bashkë do të jemi më të fuqishëm në zgjedhjet e 7 qershorit”

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se kjo parti është e hapur për Fatmir Limajn. Në një deklarim publik, Hamza u shpreh se me Limajn njihet prej më shumë se dy dekadash dhe se raportet personale mes tyre nuk kanë pasur asnjëherë luhatje. Ai tha se pret mbështetjen e Limajt për zgjedhjet e 7 qershorit, duke shtuar se bashkimi i forcave politike do ta forconte edhe më shumë opozitën. “Jam i bindur se jemi bashkë me Limajn dhe pres që ai ta japë mbështetjen e vet”, deklaroi Hamza, duke lënë të kuptohet se komunikimi dhe afërsia politike mes tyre vazhdon të mbetet e fortë. Po ashtu, kreu i PDK-së ka bërë të ditur se Limaj është i mirëpritur në proceset e ardhshme zgjedhore brenda partisë, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së tij në garat e brendshme për strukturat drejtuese të PDK-së. Sipas Hamzës, bashkimi i figurave politike me përvojë dhe mbështetje qytetare do të ishte një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të spektrit politik opozitar në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …