Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri: Kurti ka bërë denigrim politik ndaj LDK-së, UÇK-së dhe punëtorëve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për, siç tha ai, denigrim të vazhdueshëm politik ndaj subjekteve dhe grupeve të ndryshme në shoqëri. Sipas Hazirit, fillimisht ky denigrim ka nisur ndaj LDK-së dhe lidershipit të saj historik, më pas ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe së fundi edhe ndaj punëdhënësve dhe punëtorëve. “Denigrimi i subjektit politik ka fillu me denigrimin e individit… grupi i parë ka qenë LDK-ja, grupi i dytë luftëtari si kryengritës, dhe tash grupi i tretë është ndaj punëdhënësit dhe punëtorit”, u shpreh Haziri. Ai kritikoi edhe qasjen e debatit politik në vend, duke thënë se gara nuk duhet të jetë se “kush e bën më keq”, por kush sjell zhvillim për vendin. Sipas tij, korrupsioni dhe keqpërdorimet janë arsyeja kryesore pse Kosova, siç tha ai, perceptohet si vend i dëmtuar ekonomikisht, duke theksuar se përgjegjësia për këtë bie mbi qeverisjen aktuale. “Kosova nuk është e varfër, por është e vjedhur”, tha Haziri, duke shtuar se korrupsioni, sipas tij, lidhet drejtpërdrejt me institucionet e pushtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE

Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se …