Besnik Tahiri: Përçarja në Kosovë nisi nga “dhomat e linçimit” të VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka ndikuar në përçarjen e shoqërisë kosovare përmes asaj që ai i quajti “dhoma të linçimit”. Tahiri deklaroi se kjo qasje ka filluar prej vitesh përmes etiketimit dhe fushatave denigruese ndaj kundërshtarëve politikë. “Kjo e ka rrënjën thellë. Kjo e ka rrënjën tek një politikë shumë e sofistikuar e dhomave të linçimit që ka nisur nga Lëvizja Vetëvendosje. Aty kanë nisur me ju thënë ‘ky është hajn’, me lajme të rreme… ‘ky është tradhtar’… ‘ky është me Radoiçiqin’”, u shpreh Tahiri. Ai pati edhe një mesazh për qytetarët që ofendojnë dhe sulmojnë në rrjete sociale, duke bërë thirrje për më shumë kujdes dhe respekt në debatin publik. “Nëse kam një thirrje publike, miqësore-vëllazërore, kujdes o burra e gra se je ulur në kauçin tënd, në dhomën tënde dhe je duke ofenduar pa të bërë askush asgjë. Unë e kam detyrë me dhënë mendimin tim, jam i zgjedhur, ai e ka për detyrë të qeveris”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …