Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Banka Botërore: Përmirësime në drejtësinë në Kosovë, por sfida mbeten në efikasitet dhe besim publik

Në kuadër të nismës së financuar nga Bashkimi Evropian “EU4 Sundimi i ligjit- Banka Botërore ka prezantuar gjetjet e anketës së fundit rajonale për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke vlerësuar zhvillime pozitive në disa fusha nga viti 2020 deri në vitin 2025. Në prezantim u tha se raporti tregon përmirësime në efikasitet, qasje në drejtësi, pavarësi dhe perceptimin e qytetarëve për sistemin gjyqësor. Megjithatë, mbeten sfida si zgjatja e lëndëve, perceptimet për procedura selektive dhe mungesa e balancës në kapacitete institucionale. Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, tha se të dhënat e anketës po analizohen me kujdes dhe do të shërbejnë për të kuptuar më mirë funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e krahasimeve rajonale dhe të progresit ndër vite. Ajo shtoi se BE pret formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve dhe theksoi nevojën për kompromis politik për të avancuar reformat e sundimit të ligjit. Përfaqësuesi i Banka Botërore, Klaus Decker, theksoi se të dhënat tregojnë një trend përgjithësisht pozitiv në efikasitet dhe cilësi të sistemit të drejtësisë, duke shtuar se vlerësimet nga avokatët mbeten më kritike krahasuar me gjyqtarët dhe prokurorët . Raporti përfshin analiza të detajuara mbi efikasitetin, pavarësinë dhe zbatimin e ligjit, duke u bazuar në perceptimet e qytetarëve, bizneseve dhe profesionistëve të drejtësisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …