Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Specialja në panik nga raporti britanik? Emaili sekret ndaj ambasadave të BE-së ngre dyshime për ndikim në proces

Një email zyrtar i gjykatës speciale, i siguruar nga VOX Kosova, ka nxitur debat të madh lidhur me mënyrën se si Gjykata Speciale po reagon ndaj raportit të avokatëve britanikë të BHRC, raport që ngre shqetësime serioze për shkelje të të drejtave të të akuzuarve në Hagë. Sipas përmbajtjes së emailit, të dërguar ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian të akredituara në Hagë, Specialja pretendon se raporti i BHRC-së “nuk pasqyron në mënyrë të barabartë zhvillimet” në proceset gjyqësore. Në të njëjtën kohë, Gjykata kritikon edhe Avokatin e Popullit të Kosovës, duke e akuzuar se ka paraqitur raportin në mënyrë të pasaktë. Ajo që ka ngritur më së shumti pikëpyetje është fakti se në email përmendet “informimi i vazhdueshëm” i ambasadave të BE-së për zhvillimet në Gjykatë, çka sipas kritikëve mund të krijojë perceptimin e një komunikimi të njëanshëm dhe jo të balancuar ndaj procesit gjyqësor. Specialja, sipas emailit, ka ofruar madje gatishmëri për diskutime të mëtejshme me ambasadat lidhur me raportin, duke treguar shqetësimin e madh që ky dokument ka shkaktuar brenda institucionit. Raporti 90-faqësh i BHRC-së, i publikuar ditë më parë nga Avokati i Popullit, ngre një sërë shqetësimesh serioze: paraburgim të tejzgjatur, pabarazi mes palëve në proces, pyetje sugjestive nga gjyqtarët, mungesë filtrimi të provave të ardhura nga Serbia dhe mungesë transparence në seanca të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …