Tema të tjera...
Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton, ka publikuar fotografi nga ura e Ibrit në Mitrovicë gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për sigurinë dhe bashkëpunimin në kuadër të KFOR-it. Hamilton ka treguar se e ka kaluar urën së bashku me kapitenin zviceran Raemy nga Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues i KFOR-it në veri të Kosovës, teksa ka falënderuar partnerët e NATO-s për angazhimin e tyre në ruajtjen e stabilitetit në vend. “Duke kaluar Urën e Mitrovicës me Kapitenin e Forcave të Armatosura Zvicerane Raemy të Ekipit Ndërlidhës të Monitorimit të KFOR-it në veri të Kosovës. Thellë mirënjohës ndaj partnerëve të NATO-s që shërbejnë përkrah nesh në KFOR”, ka shkruar ai në platformën X. Vizita e tij në Mitrovicë vjen vetëm një ditë pasi nga Prishtina deklaroi se NATO i njeh autorët e sulmit terrorist në Banjska, duke i bërë thirrje Serbia që t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e agresionit. Hamilton theksoi se përparimi i marrëdhënieve ndërmjet NATO-s dhe Beogradit do të varet edhe nga trajtimi serioz i rastit të Banjskës dhe vendosja e autorëve para drejtësisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
